Ndërlidhjet

Kosovë: Vazhdoi procesi kundër Oliver Ivanoviqit


Oliver Ivanoviq
Oliver Ivanoviq

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë sot ka vazhduar procesi kundër politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, dhe katër serbëve të tjerë, të akuzuar për krime lufte kundër shqiptarëve në vitin 1999 dhe 2000.

Procesi do të vazhdoj me paraqitjen e dëshmitarëve të prokurorisë për ngjarjet në Mitrovicë në prill të vitit 1999.

Në shqyrtimin kryesor, që ka filluar në fund të dhjetorit, në 11 seanca në janar dhe shkurt, janë paraqitur 11 dëshmitarë të prokurorisë, raporton agjencia Beta.

Pos Oliver Ivanoviqit, janë të akuzuar edhe Dragolub Delibashiq, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq, dhe Aleksandar Llazoviq. Të gjithë të akuzuarit janë shprehur se nuk ndjehen fajtorë për krimet për të cilat akuzohen.

XS
SM
MD
LG