Ndërlidhjet

NATO: Pakënaqësi për tërheqjen e Rusisë


Ilustrim
Ilustrim

NATO-ja ka shprehur pakënaqësi për vendimin e Rusisë që ta pezulloj pjesëmarrjen e saj në Grupin e Përbashkët Konsultativ (JCG) në marrëveshjen për Forcat Konvencionale Ushtarake në Evropë.

Ky vendim ishte shpallur dje në faqen e Ministrisë së jashtme të Rusisë në Internet.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot në Mons të Belgjikës, se “jemi të pakënaqur me vendimin e Rusisë”.

Në kumtesën e Rusisë theksohet se Moska, praktikisht, e kishte suspenduar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen për Forcat Konvencionale Ushtarake në Evropë (CFE), qysh në vitin 2007, duke thënë se planet e zgjerimit të NATO-s e bëjnë të pamundshme realizimin e neneve të marrëveshjes.

Në këtë kuadër në njoftimin rus shpjegohet se vendimi për pezullimin e rolit të Moskës në JCG, paraqet “kompletim të suspendimit të CFE-së, të shpallur nga Rusia në vitin 2007.

XS
SM
MD
LG