Ndërlidhjet

Qëllohen dy policë në Ferguson


Ferguson - foto arkivi
Ferguson - foto arkivi

Dy policë janë qëlluar me armë jashtë Departamentit të Policisë në Ferguson të Shteteve të Bashkuara.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, gjatë një proteste jashtë stacionit, e cila ka pasuar dorëheqjen e shefit të policisë në Ferguson, Thomas Jackson, disa orë më herët.

Detaje të tjera nuk janë bërë ende të ditura.

Protestuesit kanë kërkuar largimin e Jacksonit që nga vrasja e të riut me ngjyrë, Michael Brown, nga polici i bardhë i Fergusonit, Darren Wilson, më 9 gusht të vitit të kaluar.

Vrasja ka shkaktuar protesta në gjithë SHBA-në dhe ka bërë që të shqyrtohet përdorimi i forcës vdekjeprurëse nga ana e policisë, sidomos kundër personave me ngjyrë.

XS
SM
MD
LG