Ndërlidhjet

Lufta në Siri ka varfëruar popullsinë


Siri
Siri

Një raport i ri, i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, thotë se lufta në Siri ka zhytur 80 për qind të popullsisë në varfëri.

Raporti i Qendrës Siriane për Hulumtim të Politikave po ashtu thotë se konflikti ka ulur jetëgjatësinë për 20 vjet.

Raporti vë në pah se konflikti ka dëmtuar edhe ekonominë siriane për më shumë se 200 miliardë dollarë.

Mbi 220,000 njerëz besohet se kanë vdekur në Siri, prejse ka shpërthyer kryengritja kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në mars të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG