Ndërlidhjet

Talibanët vrasin 7 policë afganë


Kunduz, Afganistan - foto arkivi
Kunduz, Afganistan - foto arkivi

Zyrtarët afganë kanë bërë të ditur se militantët talibanë kanë vrarë së paku shtatë policë në një pritë në provincën Kunduz.

Guvernatori i qarkut Dashti Arçi, Nasruddin Khan, ka thënë se zyrtarët policorë kanë qenë duke udhëtuar drejt një province fqinje kur ata janë sulmuar.

Dy militantë talibanë janë vrarë po ashtu gjatë përleshjeve.

Në vitin 2014, kryengritësit kanë vrarë mbi 5,000 policë afganë, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e forcës.

XS
SM
MD
LG