Ndërlidhjet

NATO “s’do konfrontim” me Rusinë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë sërish thirrje Rusisë që të ndalojë mbështetjen për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

“NATO nuk kërkon konfrontim me Rusinë, por Rusia duhet të respektojë fqinjët e tyre dhe kufijtë e tyre. Ky është parakusht për një Evropë të qëndrueshme dhe paqësore”, ka thënë Stoltenberg.

Ai i ka bërë këto komente në Madrid, gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Garcia-Margallo.

Stoltenberg ka folur edhe për rrezikun që vjen nga militantët e Shtetit Islamik.

“Ne po shohim që (Shteti Islamik) paraqet kërcënim direkt për sigurinë tonë dhe është duke frymëzuar sulme terroriste në rrugët tona këtu në Evropë. Kjo është arsyeja përse duhet të vazhdojmë të punojmë nga afër me partnerët tanë në rajon”, ka thënë Stoltenberg.

XS
SM
MD
LG