Ligjvënësja afgane, Shahla Atta, njëherësh ish-kandidate për presidente të Afganistanit, është gjetur e vdekur.
Farid Afzali, zyrtar i policisë në Kabul, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Atta është gjetur e vdekur sot në shtëpinë e saj në kryeqytet.
Ai nuk ka pranuar të japë detaje të tjera, duke thënë se hetimet janë në proces.
Atta, e cila ka qenë rreth 50 vjeçe, ka garuar për presidente më 2009.
Ajo ka qenë ligjvënëse e pavarur në parlament.