Ndërlidhjet

PE: Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrasjen e Nemtsovit


Pamje nga seanca e djeshme e Parlamentit Evropian në Strasburg
Pamje nga seanca e djeshme e Parlamentit Evropian në Strasburg

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar hetime të pavarura ndërkombëtare për vrasjen e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov.

Në rezolutën me tone të ashpra kritike, të miratuar mbrëmë, ligjëvënësit evropianë kanë vlerësuar se vrasja e Nemtsovit ishte “vrasja më indikative politike në historinë aktuale të Rusisë” dhe kanë tërhequr vërejtjen se propaganda e Kremlinit po e shndërron Rusinë në “shtet të represionit, shprehjes së urrejtjes dhe frikës”.

Kjo rezolutë u miratua, derisa anëtari i Këshillit për të drejtat e njeriut i Kremlinit, Andrei Babushkin, është marrë në pyetje nga hetuesit rusë, pasi e kishte vizituar personin, Zaur Dadayev, dhe dy të akuzuar të tjerë, për vrasjen e Boris Nemtsovit, në burgun Lefortovo në Moskë.

Babushkin, pas vizitës së tij më 11 mars, tha se kishte shenja se Dadayev ishte torturuar për ta pranuar fajësinë.

XS
SM
MD
LG