Ndërlidhjet

Bosnja arreston 4 të dyshuar për terrorizëm


Bosnje - foto arkivi
Bosnje - foto arkivi

Policia në Bosnje ka arrestuar sot katër persona nën dyshimet për terrorizëm.

Operacioni ka qenë pjesë e aksionit policor, të koduar “Beneluks”, i cili realizohet në bashkëpunim me policinë e Holandës dhe Suedisë.

Të arrestuarit sot përfshijnë tre shtetas të Bosnjës dhe një të Suedisë.

Policia në Bosnje thotë se rreth 180 boshnjakë, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë shkuar në Siri gjatë tre vjetëve të fundit; 50 nga ta janë kthyer dhe 20 janë vrarë.

XS
SM
MD
LG