Ndërlidhjet

Britania nderon ushtarët që i shërbyen në Afganistan


Trupa britanike në Afganistan - foto arkivi
Trupa britanike në Afganistan - foto arkivi

Britania ka nderuar ushtarët që kanë vdekur dhe kanë shërbyer në Afganistan me një shërbesë përkujtimore dhe paradë ushtarake.

Mbretëresha Elizabetë dhe anëtarët tjerë të familjes mbretërore u janë bashkuar veteranëve në Katedralen e Shën Paulit në Londër.

Britania ka qenë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që ka luftuar talibanët në Afganistan, pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001, në SHBA.

Rreth 150,000 britanikë kanë shërbyer në këtë konflikt, ndërsa 453 e tyre kanë vdekur.

Britania ka përfunduar formalisht fushatën 13-vjeçare në Afganistan në tetor të vitit 2014.

Misioni ndërkombëtar, ndërkaq, ka pushuar operacionet luftarake në fund të dhjetorit, duke lënë sigurinë në duart e forcave afagne.

Disa qindra ushtarë të huaj vazhdojnë të mbeten në Afganistan me rol këshillues.

XS
SM
MD
LG