Ndërlidhjet

Mjekët ukrainas s’lejohen në qelinë e Savchenkos


Nadia Savchenko
Nadia Savchenko

Mjekët ukrainas, të cilët kanë udhëtuar në Rusi për të ekzaminuar shëndetin e pilotes ukrainase, Nadia Savchenko, nuk janë lejuar të hyjnë në objektin e burgut për ta parë atë.

Zyrtarët e burgut kanë thënë se mjekët ukrainas nuk kanë pasur dokumentet e nevojshme nga Ministria e Jashtme e Rusisë për të hyrë brenda.

Savcehnko ka përfunduar së voni grevën tremuajshe të urisë për të kundërshtuar, siç ka thënë, burgosjen e paligjshme nga Rusia.

Ajo është akuzuar për përfshirje në një sulm me mortaja, i cili ka vrarë dy gazetarë rusë, të cilët kanë qenë duke mbuluar konfliktin në lindje të Ukrainës.

Avokati i Savchenkos, Mark Feigin, ka thënë se zyrtarët rusë kanë thënë më herët se nuk ka asnjë problem që mjekët ukrainas të vizitojnë Savchenkon në qelinë e saj.

XS
SM
MD
LG