Ndërlidhjet

Pakistani teston avionin e tij të telekomanduar


Pakistan
Pakistan

Pakistani ka thënë se ka testuar me sukses avionin e tij të telekomanduar.

Ushtria pakistaneze ka thënë të premten se droni, i quajtur Buraq, mund të godasë caqe statike dhe lëvizëse me saktësi, në çdo lloj të motit.

Shefi i ushtrisë, gjenerali Raheel Sharif, ka thënë se testimi i avionit të telekomanduar është “arritje e madhe kombëtare”.

Ai po ashtu ka thënë se droni “shumëfishon aftësitë kundër terroristëve”.

Islamabadi publikisht kundërshton inkursionet e avionëve të telekomanduar të SHBA-së në hapësirën ajrore të Pakistanit, të cilët godasin talibanët dhe militantët e tjerë përgjatë kufirit të tij veriperëndimor me Afganistanin.

XS
SM
MD
LG