Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës pranë kishave në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Së paku dhjetë persona janë vrarë nga shpërthimi i bombave në një lagje të krishterë, në qytetin Lahore të Pakistanit.

Shpërthimet kanë ndodhur pranë dy kishave, derisa besimtarët po ndiqnin meshën e së dielës.

Së paku 55 persona të tjerë janë plagosur.

Komuniteti i krishterë i Pakistanit ka qenë shpesh në shënjestër të militantëve.

Dega e talibanëve pakistanezë, që e quan veten Jamatul Ahrar, ka marrë përgjegjësinë për sulmet e sotme.

XS
SM
MD
LG