Ndërlidhjet

14 të vrarë nga sulmet në kisha në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Zyrtarët në Pakistan kanë bërë të ditur se dy sulmues vetëvrasës kanë qëlluar dy kisha në qytetin e Lahores, duke vrarë 14 njerëz.

Drejtori i shëndetësisë në provincë, Zahid Pervez, ka bërë publike shifrat, duke thënë se së paku 70 persona të tjerë janë plagosur.

Sulmet kanë ndodhur në lagjen e krishterë Youhana Abad.

Një degë e talibanëve pakistanezë që e quan veten Jamatul Ahrar, ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

“Do të ketë edhe sulme të tjera të tilla”, ka paralajmëruar zëdhënësi Ahsanullah Ahsan.

XS
SM
MD
LG