Ndërlidhjet

Hoti: Organizatat buxhetore shkelin ligjin e prokurimit publik


Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti.
Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se mënyra se si shfytëzohet paraja publike është brengosëse.

Në një komunikatë për media, dërguar sot nga Ministria e Financave, sqarohet se Hoti ka pranuar raportin vjetor për vitin 2014 nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, në lidhje me aktivitetet e prokurimit.

Sipas ministrit Hoti, shumë organizata buxhetore, në 537 raste të raportuara, nuk kanë respektuar ligjin e prokurimit publik, pastaj “ka pasur parregullsi në vlerësimin e ofertave, në marrjen e vendimeve të gabuara për fituesit, në trajtim jo të barabartë të ofertuesve, në dosjet e tenderit, specifikimet teknike, në kritere për dhënie të kontratës dhe shkelje të tjera”.

Hoti, pos tjerash, ka thënë se kjo gjendje shtron nevojën për intervenim urgjent në dy drejtime: në drejtim të ndryshimit të ligjit të prokurimit publik dhe në ngritjen e kapaciteteve dhe etikës profesionale të zyrtarëve të prokurimit, në të gjitha organizatat buxhetore.

XS
SM
MD
LG