Ndërlidhjet

Dënohet me burg djali i ish-presidentit të Iranit


Mehdi Hashemi
Mehdi Hashemi

Mediat shtetërore të Iranit raportojnë se djali i ish-presidentit të këtij vendi, Akbar Hashemi Rafsanjani, është dënuar me 15 vjet burgim, pasi është gjykuar për korrupsion dhe nxitje të trazirave.

Mehdi Hashemi është akuzuar për përfshirje në protestat që kanë pasuar zgjedhjet e kontestueshme presidenciale të Iranit më 2009.

Hashemi thuhet se ka 20 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Ai është arrestuar në vitin 2012 pasi është kthyer në Teheran nga Britania, ku ka jetuar për tre vjet.

Rafsanjani ka qenë president i Iranit nga viti 1989 deri më 1997.

XS
SM
MD
LG