Ndërlidhjet

Viktima të reja nga sulmet në Siri


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi

Aktivistët sirianë bëjnë të ditur se sulmet e forcave qeveritare në një zonë të rebelëve pranë Damsakut, kanë vrarë së paku 18 njerëz, përfshirë fëmijë.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se sulmet kanë pasur në shënjestër qytetin Douma, që ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit.

Grupi monitorues ka thënë se mbi 100 persona janë plagosur.

Ndonjë koment zyrtar nuk ka pasur ende.

Forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Assad, kanë intensifikuar sulmet ajrore kundër zonave që kontrollohen nga rebelët, në muajt e fundit.

Sipas Vëzhguesit, së paku 215,000 njerëz, përfshirë 10,808 fëmijë, janë vrarë prejse ka shpërthyer konflikti në mars të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG