Ndërlidhjet

Assad: Në pritje të aksioneve amerikane


Bashar al-Assad
Bashar al-Assad

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha sot se është në pritje të “aksioneve “ të Shteteve të Bashkuara, pasi sekretari i shtetit, John Kerry, ka pranuar se bisedimet me Sirinë janë të domosdoshme për ta përfunduar konfliktin në këtë vend.

“Ne ende po i dëgjojmë komentet dhe ne do të presim për aksione dhe pastaj do të vendosim”, i tha Assad televizionit të Iranit. Këto komente të tij janë transmetuar në Tetelvizionin shtetëror të Sirisë.

Irani është aleati më i afërt i Assadit në rajon.

Në intervistën për rrjetin amerikan, CBS, të transmetuar dje, zoti Kerry theksoi se Uashingtoni po bën përpjekje që Assadi të diskutoj seriozisht për strategjinë tranzitore me të cilën do të ndihmohej që të ndalet konflikti katërvjeçar në Siri, nga i cili janë vrarë më se 220 mijë njerëz.

Me këtë rast, zoti Kerry nuk e ka përsëritur linjën standarde të Shteteve të Bashkuara se presidenti Assad e ka humbur legjitimitetin dhe duhet të largohet.

XS
SM
MD
LG