Varri i ish-diktatorit të Irakut, Saddam Hussein, raportohet se është shkatërruar pothuajse krejtësisht nga luftimet afër qytetit Tikrit.
Forcat qeveritare të Irakut dhe luftëtarët e milicive shiite, të mbështetura nga Irani, tash e disa javë po luftojnë për t’i dëbuar militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, nga Tikriti.
Zyrtarët e Irakut thonë se militantët e Shtetit Islamik janë të rrethuar nga të gjitha anët dhe janë të bllokuar në disa pjesë të qendrës së qytetit.
Por, ministri i brendshëm i Irakut, Mohammed Salem al-Ghabban, tha sot se offensiva do të ndalet, në mënyrë që tu mundësohet civilëve që të largohen nga ky qytet.
Tikriti është vendlindja e ish-diktatorit, Saddam Hussein.