Ndërlidhjet

Izrael: Mbahen zgjedhjet kombëtare


Pamje nga Tel Avivi para zgjedhjeve të sotme
Pamje nga Tel Avivi para zgjedhjeve të sotme

Në Izrael sot mbahen zgjedhjet kombëtare, që shihen si referendum për kryeministrin aktual, Benjamin Netanyahu.

Hulumtimet aktuale të opinionit tregojnë se partia e tij, Likud, është prapa Unionit Sionist të liderit, Isaak Hercog.

Benjamin Netanyahu tha dje se shteti palestinez nuk do të lind nëse ai e fiton mandatin e katërt të kryeministrit.

Gjatë fushatës ai ka tërhequr vërejtjen kundër çfarëdo marrëveshjeje me Iranin lidhur me programin atomik të këtij vendi.

Zoti Hercog e ka akuzuar Netanyahun për shfrytëzimin e shqetësimeve të sigurisë për ta larguar vëmendjen nga çështjet sociale, siç është çmimi i lartë i jetesës.

Deri tash, asnjë parti në Izrael nuk e ka fituar shumicën e vetme në parlamentin prej 120 anëtarëve.

Rrjedhimisht, partia fituese ka rast ta formoj koalicionin me parti më të vogla.

XS
SM
MD
LG