Ndërlidhjet

Ukrainë: Dhunë pasi një makinë e blinduar e shkeli në vajzë


Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Ukrainës në qytetin Kostyantynivka

Autoritetet në qytetin Kostyantynivka në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontrollin e qeverisë në Kiev, i kanë bërë disa arrestime për shkak të dhunës, që ka shpërthyer pasi një makinë e blinduar dje e ka shkelur dhe vrarë një vajzë të re.

Banorët e zemëruar të këtij qyteti kanë hedhur gurë në kazerma dhe i kanë djegur dy makina, pasi ushtarët qartas e kishin humbur kontrollin ndaj makinës, me ç’rast u vra vajza shtatëvjeçare dhe u plagëson dy të afërm të saj.

Policia i ka shtuar patrullat për ta evituar përshkallëzimin e trazirave, tha në Facebook, Vyacheslav Abroskin, shef i policisë lokale.

Sipas tij, dy ushtarët përgjegjës për këtë incident janë arrestuar, ndërsa organizuesit e “trazirës” janë identifikuar.

Nga ana tjetër, Anton Herashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, i tha Radios Evropa e Lirë se “ne e respektojmë protestën nga shtetasit pas tragjedisë, por do të bëjmë çdo gjë të mundshme për t’i parandaluar shërbimet e fshehta të Rusisë dhe mbështetësit e tyre nga destabilizimi i mëtejshëm i situatës”.

QytetiKostyantynivka shtrihet në veri të Donjeckut, që është nën kontroll të separatistëve prorusë.

Nga konflikti i tyre me forcat e qeverisë së Ukrainës, prej muajit prill të vitit të kaluar, janë vrarë më se 6 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG