Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq: Të mbijetuarit e ciklonit kanë nevojë për ndihmë


Pamje nga cikloni në Vanuatu
Pamje nga cikloni në Vanuatu

Kryqi i Kuq sot e ka publikuar një thirrje urgjente për 3.2 milionë dollarë ndihmë, për të mbijetuarit e ciklonit Pam në Vanuatu.

Nga ky ciklon, më 13 dhe 14 mars, janë vrarë së paku 24 vetë dhe janë shkaktuar shkatërrime të shkallës së gjërë, me ç’rast era arrinte shpejtësinë edhe në më tepër se 300 kilometra në orë.

Kryqi i Kuq thotë se të mbijetuarit e ciklonit kanë nevojë të menjëhershme për ujë, ushqim dhe strehim të sigurt.

Qeveria e këtij vendi vlerëson se 130 mijë njerëz, pra gati gjysma e popullatës, janë prekur nga kjo katastrofë natyrore.

XS
SM
MD
LG