Ndërlidhjet

Negocimi me Assadin, “njëjtë si me Hitlerin”


Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se negocimi me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, do të ishte njëjtë sikur shtrëngimi i duarve me Adolf Hitlerin.

“Marrë parasysh të gjitha masakrat, marrë parasysh përdorimin e armëve kimike që ka kaluar vijën e kuqe, nëse ju shtrëngoni duart me Assadin, ai shtrëngim do të mbahet mend gjatë gjithë historisë”, ka thënë Davutoglu.

“Nuk ka asnjë dallim midis shtrëngimit të duarve me Assadin apo Hitlerin, Saddamin, Karaxhiqin e Millosheviqin”, ka shtuar ai.

Të dielën, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Uashingtoni do të duhet të negociojë me presidentin e Sirisë për t’i dhënë fund luftës civile në këtë vend.

Me këtë rast, Kerry ka lëvizur përtej qëndrimit standard të SHBA-së se Assad ka humbur të gjithë legjitimitetin dhe duhet të largohet.

Turqia mbështet fuqishëm opozitën e moderuar siriane dhe kërkon largimin e Assadit nga pushteti.

Konflikti civil në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011 dhe prej atëherë kanë humbur jetën mbi 215,000 persona.

XS
SM
MD
LG