Ndërlidhjet

Tsipras përshpejton vizitën me Putinin


Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, është ftuar të vizitojë Rusinë më 9 prill, një muaj më herët se planifikimet e mëparshme.

Zyra e Tsipras ka thënë se ka pranuar ftesën nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Më herët, Moska ka ftuar kryeministrin grek më 9 prill.

Zyra e Tsipras po ashtu ka thënë se Greqia ka kërkuar përshpejtimin e takimit me Putinin.

Greqia, anëtare e Eurozonës, është duke bërë përpjekje për të shmangur falimentimin.

Tsipras ka ardhur në pushtet duke premtuar se do t’iu japë fund masave të ashpra të kursimit, por bisedimet me kreditorët për reformat financiare të Greqisë kanë hasur në vështirësi.

XS
SM
MD
LG