Ndërlidhjet

Rrëzohet një dron i SHBA-së në Siri


Siri
Siri

Media shtetërore e Sirisë bën të ditur se mbrojtja ajrore e këtij vendi ka rrëzuar poshtë një aeroplan të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara, pranë qytetit Latakia.

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar vetëm rrëzimin e dronit Predator, por jo edhe sulmin ndaj tij.

Ata kanë thënë se janë duke bërë përpjekje për të përcaktuar se përse operatorët e dronit kanë humbur kontrollin ndaj tij.

Televizioni shtetëror sirian ka transmetuar pamje që, sipas tij, janë rrënojat e aeroplanit të rrëzuar.

Nëse konfirmohet, kjo do të jetë hera e parë që forcat siriane sulmojnë një aeroplan të SHBA-së prejse kanë nisur sulmet e koalicionit kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG