Ndërlidhjet

Tunizi: Vriten tetë persona në një muze


Pjesëtarë të forcave të sigurisë qëndrojnë para muzeut Bardo, Tunis
Pjesëtarë të forcave të sigurisë qëndrojnë para muzeut Bardo, Tunis

Raportohet se tetë persona janë vrarë gjatë një sulmi të kryer në muzeun e kryeqytetit të Tunizisë, Tunis.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme ka thënë se vetëm një nga të vrarët është banor vendës, ndërsa i njejti nuk ka pranuar të tregoj kombësinë e viktimave të tjera.

Televizioni shtetëror ka raportuar se së paku shtatë turistë të huaj dhe një banor i Tunisit janë vrarë në këtë sulm.

Në të njejtën kohë është raportuar se disa persona të tjerë janë marrë peng.

Gjithashtu është raportuar se dy militantë kanë mbetur të ngujuar në muze, të rrethuar nga forcat e sigurisë.

Është ende e paqartë se kush janë sulmuesit.

Tunisi është përballur me dhunë nga ekstremistët islamik gjatë viteve të fundit, përfshirë edhe të atyre që kanë lidhje me Shtetin Islamik.

Muzeu kombëtar Bardo, është afër objektit të parlamentit, i cili është evakuar pas sulmit.

Muzeu ku është kryer sulmi është një nga pikat më të vizituara nga turistët.

XS
SM
MD
LG