Ndërlidhjet

Kopacz: Disa nga viktimat e sulmit në Tunis janë polakë


Kryeministrja polake, Ewa Kopacz
Kryeministrja polake, Ewa Kopacz

Kryeministrja e Polonisë ka zbuluar se disa nga viktimat polake të sulmit në Tunis kanë qenë në një autobus turistik përballë objektit kur sulmuesit kanë hapur zjarr.

Ewa Kopacz, nuk ka pranuar të tregojë numrin e sakt të turistëve polakë, duke thënë se të dhënat janë ende duke u konfirmuar.

Gjatë ditës, ministria e jashtme e këtij vendi ka thënë se tre polakë janë plagosur derisa diplomatët polakë në Tunis punonin për të konfirmuar raportimet se disa nga vikimat e këtij sulmi janë nga Polonia.

Kopacz ka thënë se 20 turistë polakë janë shëndosh e mirë.

XS
SM
MD
LG