Ndërlidhjet

Liza Minneli sërish në rehabilitim


Fotografi arkivi e Liza Minnelli nga programi televiziv, 'Liza With a Z', 1973
Fotografi arkivi e Liza Minnelli nga programi televiziv, 'Liza With a Z', 1973

Këngëtarja dhe aktorja, Liza Minneli është rikthyer në rehabilitim për trajtimin e abuzimit me substanca, ka njoftuar zëdhënësi i saj mbrëmë vonë, raporton Reuters.

“Liza Minneli trimërisht është përballur me abuzimin me substanca gjatë viteve dhe sa herë është dashur të trajtojë këtë, ajo ka vendosur të shkojë në rehabilitim”, ka thënë Scott Gorenstein përmes një deklarate për media.

Marrë parasysh fakti se ‘abuzim me substanca” nënkupton konsum i drogës apo alkoolit, zëdhënësi i saj nuk ka treguar se çfarë po trajton sakt këngëtarja.

Mirëpo, mediat ndërkombëtare thonë se problemi kryesor i saj është alkooli.

XS
SM
MD
LG