Ndërlidhjet

Koreja e Jugut mund t’i bashkohet bankës së përkrahur nga Kina


Flamuri i Koresë së Jugut
Flamuri i Koresë së Jugut

Ministri i financave të Koresë së Jugut ka thënë se vendi i tij deri në fund të këtij muaji do të vendos nëse do i bashkohet Bankës së Investimeve në Infrastrukturë të përkrahur nga Kina.

Më shumë se 20 vende, përfshirë Gjermaninë, Britaninë dhe Indinë kanë vendosur të marrin pjesë në këtë bank.

Ministri financave, Choi Kyun –hwan, ka folur para gazetarëve në margjinat e një ngjarjeje në Seul gjatë ditës së sotme.

SHBA-të, një nga aleatët më të afërt të Koresë së Jugut, iu ka kërkuar shteteve që të mendojnë dy herë para se të vendosin t’i bashkohen bankës, për të cilën Uashingtoni e sheh si rival të Bankës Botërore që dominohet nga perëndimi.

XS
SM
MD
LG