Ndërlidhjet

Putin pritet të takohet me një zyrtarë të lartë kinez


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin pritet të takohet me një bashkëpunëtor të presidentit kinez, Xi Jinping, diçka që po komentohet si përpjekje për përmirësim marrëdhëniesh në mes të Moskës dhe Pekingun.

Putini do ta takojë sot në Moskë, Li Zhanshu, udhëheqësin e Zyrës së Përgjithshme të Partisë Komuniste të Kinës.

Takimi megjithatë po mbahet në një kohë kur marrdhëniet në mes të Rusisë dhe perëndimit janë në nivelin më të ulët prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër Rusisë për rolin e saj në konfliktin e Ukrainës.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se presidenti kinez, e ka konfirmuar vizitën në Moskë më 9 maj, për të marrë pjesë në shënimin e 70 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë

Liderë të tjerë kryesisht nga Azia, ish republikat sovjetike dhe Amerika Latine gjithashtu pritet të marrin pjesë.

XS
SM
MD
LG