Ndërlidhjet

Çeçeni: Një person ballafaqohet me gjyq për "vrasje për nder"


Një person në Kaukazin Verior, zonë ruse e Çeçenisë, është duke u ballafaquar me gjykim për vrasjen e vajzës së tij.

Zyra e Prokurorisë së Çeçenisë tha më 18 Mars se banori i kryeqytetit të Çeçenisë, Grozni, ka pranuar vrasjen e bërë në muajin nëntor të vitit 2013, duke thënë se e ka bërë atë “për të ndëshkuar vajzën e tij për sjellje të pamoralshme”.

Personi është vetë-dorëzuar në polici në muajin shtator të 2014-s.

Edhe një rast i “vrasjes për nder” në rrethinën Achkhoi-Martan të Çeçenisë Jugore është dërguar në gjyq në Janar të këtij viti. Një vendas i kësaj zone ishte akuzuar për vrasjen e motrës së tij.

Edhe në muajin tetor të vitit 2014, një banor i Groznit është akuzuar për vrasjen e motrës së tij të vogël, duke u thirrur në "nderin e familjes".

XS
SM
MD
LG