Ndërlidhjet

Nëntë të arrestuar për sulmin në Tunizi


Tunis, 18 mars 2015.
Tunis, 18 mars 2015.

Nëntë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin e së mërkurës në Tunis, në të cilin janë vrarë 23 njerëz, në mesin e tyre 20 turistë të huaj.

Presidenca e Tunizisë ka thënë se katër nga të arrestuarit janë direkt të lidhur me sulmin, ndërsa pesë të tjerët “kanë lidhje me qelizën”.

Presidenca po ashtu ka thënë se ushtria e Tunizisë do të vendoset në qytetet e mëdha.

Në një tjetër zhvillim, Shteti Islamik ka thënë se qëndron prapa sulmit në muzeun Bardo.

Në mesazhin e postuar në Twitter, militantët kanë thënë se sulmi ka qenë “pushtim i bekuar i strofkave të të pafeve në Tunizinë myslimane”.

XS
SM
MD
LG