Ndërlidhjet

Boko Harami “do të mposhtet” shpejt


Nigeri
Nigeri

Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, ka thënë se shpreson se i gjithë territori i pushtuar nga militantët islamistë të Boko Haramit do të rimerret brenda një muaji.

“Ata po dobësohen nga dita në ditë”, ka thënë Jonathan për BBC-në.

Jonathan, i cili përballet me zgjedhet pas një jave, ka pranuar se përgjigjja ndaj avancimit fillestar të kryengritësve në verilindje të Nigerisë, ka qenë e ngadalshme.

Ushtria ka raportuar së fundi fitore ndaj Boko Haramit.

E mbështetur nga vendet fqinje Çadi, Nigeri dhe Kameruni, ushtria e Nigerisë ka rimarrë disa qytete dhe fshatra nga militantët.

Qeveria e presidentit Jonathan është kritikuar ashpër për dështimet e saj për të mposhtur kryengritjen.

Boko Harami ka nisur kryengritjen për krijimin e shtetit islamik në Nigeri qysh në vitin 2009. Prej atëherë janë vrarë mijëra persona.

XS
SM
MD
LG