Ndërlidhjet

Miliona njerëz shohin eklipsin e Diellit


Duke parë eklipsin e Diellit...
Duke parë eklipsin e Diellit...

Miliona njerëz në veri të Evropës janë duke parë eklipsin më të mirë të Diellit në disa vite.

Kjo dukuri ndodh kur Hëna kalon mes Tokës dhe Diellit, duke errësuar tërërisht ose pjesërisht imazhin e Diellit për shikuesit në Tokë.

Ekspertët kanë paralajmëruar që të mos shohin direkt, pa syze, fenomenin, pasi mund të jetë i dëmshëm për sytë.

Eklipsi i plotë është i dukshëm në ishujt Faroe të Danimarkës dhe në arqipelagun Svalbard të Norvegjisë.

XS
SM
MD
LG