Ndërlidhjet

SHBA mirëpret lirimin e disa aktivistëve në Baku


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur vendimin e autoriteteve në Azerbaixhan për të liruar disa aktivistë nga burgu, ndërkohë që ka ftuar të lirojë edhe të tjerët.

Në një komunikatë për shtyp, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se duhet liruar edhe të tjerët që në burg mbahen për shkak të aktiviteteve të tyre civile.

Në mesin e tyre është edhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Leyla Yunus, bashkëshorti i së cilës gjithashtu është i burgosur; Khadija Imsyilova, një gazetare hulumtuese e Radios Evropa e Lirë; avokati i të drejtave të njeriut Intigam Aliyev dhe aktkvisti tjetër Rasul Jafarov.

Presidenti i këtij vendi ka amnistuar më shumë se 100 njerëz më 18 mars, në prag të festës së Nevruzit, Vitit të Ri Iranian.

XS
SM
MD
LG