Ndërlidhjet

Jemen: Së paku 137 të vrarë nga sulmet vetëvrasëse në xhamia


Hetuesit në vendin e sulmit me bombë në njërën nga xhamitë në Sana të Jemenit
Hetuesit në vendin e sulmit me bombë në njërën nga xhamitë në Sana të Jemenit

Numri i të vrarëve nga sulmet vetëvrasëse në dy xhami shiite në Jemen, raportohet se ka arritur në më tepër se 100 vetë.

Një rrjet televiziv që udhëhiqet nga kryengritësit shiitë në Jemen, ka raportuar se 137 vetë janë vrarë dhe 345 të tjerë janë plagosur, në sulmin e djeshëm në kryeqytetin Sana.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Të dy xhamitë, ku kanë ndodhur sulmet, ishin të njohura për tubimin e besimtarëve nga radhët e kryengritësve shiitë, Huthi, që e kanë marrë kontrollin në shumë pjesë të kryeqytetit Sana, gjatë vitit të kaluar.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë një grup që pretendon se është degae militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Jemen.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara tha se po zhvillon hetime lidhur me këtë pretendim.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se në këtë pikë nuk ka indikacione se IS-i ka çfarëdo lidhje operacionale me sulmet vdekjeprurëse me bomba. Sipas tij, IS-i mund ta marrë përgjegjësinë në mënyrë të rrejshme për shkaqe propagandistike.

XS
SM
MD
LG