Ndërlidhjet

Presidenti iranian thotë se marrëveshja atomike është e “mundshme”


Hassan Rohani
Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka shprehur besim se negociatat ndërmjet vendit të tij dhe fuqive botërore mund të çojnë në marrëveshjen finale.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, raportoi se Rohani tha sot se beson se një marrëveshje është e “mundshme” dhe se progresi gjatë rundeve të fundit të bisedimeve e ka bërë atë optimist se mund të ketë kthesë.

“Nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet”, tha presidenti Rohani.

Aktualisht, një delegacion iranian gjendet në Lozanë të Zvicrës, ku është takuar me përfaqësuesit nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia, në përpjekje për gjetjen e zgjidhjes për kufizimin e programit atomik të Iranit, në këmbim për lehtësim të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG