Ndërlidhjet

Nigeri: Gjenden trupa të pajetë në një varrezë masive


Mbishkrim i grupit ekstremist Boko Haram në qytetin Damask në Nigeri
Mbishkrim i grupit ekstremist Boko Haram në qytetin Damask në Nigeri

Së paku 70 trupa të pajetë janë gjetur dje në një varrezë masive në një qytet të Nigerisë, që aktualisht është rimarrë nga grupi ekstremist islamik, Boko Haram.

Ushtarët nga Nigeria dhe Çadi thonë se këtë varrezë e kanë gjetur javën e kaluar në qytetin Damask, në pjesën verilindore. Ky territor ishte nën kontrollin e militantëve të Boko Haramit për disa muaj.

Koloneli i Çadit, Azem Bermandoa Agouna, i tha agjencisë AFP se e kishte vizituar këtë varrezë dhe i kishte parë “afro 100 trupa që ishin shpërndarë nën një urë afër qytetit”.

Për këtë masakër ai e ka fajësuar grupin Boko Haram.

Mijëra njerëz janë vrarë gjatë fushatës së Boko Haramit për krijimin e një shteti islamik në pjesën verlilindore në Nigeri.

XS
SM
MD
LG