Ndërlidhjet

Gjeorgji: Mijëra demonstruan kundër qeverisë


Pamje nga protesta e sotme në Tbilisi të Gjeorgjisë
Pamje nga protesta e sotme në Tbilisi të Gjeorgjisë

Dhetëra mijëra njerëz sot kanë protestuar në kryeqytetin Tbilisi të Gjeorgjisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, meqë pretenduan se ajo e ka kequdhëhequr ekonominë, e cila është në gjendje të rëndë.

Thirrjen për këtë protestë e kishte bërë partia e ish-presidentit, Mikheil Saakashvili, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, raporton AFP.

Saakashvili foli nëpërmjet një video lidhjeje nga Brukseli, derisa turma e njerëzve e brohooriste emrin e tij.

“Ne jemi të bashkuar nga detyra jonë e përbashkët për ta çliruar Gjeorgjinë nga qeveria, e cila e shkatërron vendin tonë”, tha Saakashvili.

I akuzuar nga prokurorët e Gjerogjisë, për keqpërdorim të detyrës derisa ishte president, zoti Saakashvili, tash jeton në ekzil në Kiev të Ukrainës, ku deri në muajin shkurt ishte ndihmës i presidentit, Petro Poroshenko.

Aktualisht, qeveria e Gjeorgjisë udhëhiqet nga koalicioni Ëndrra Gjeorgjiane, që ishte formuar nga ish-kryeministri dhe pasaniku, Bidzina Ivanishvili.

XS
SM
MD
LG