Ndërlidhjet

Daçiq: Nuk kemi për qëllim anëtarësimin në NATO


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklarur sot se Serbia ushtarakisht është vend neutral dhe nuk ekzison qëllimi që të bëhet anëtare e NATO-s, por ekziston interesimi për marrëdhënie të mira.

“Ne jemi ushtarakisht neutral dhe nuk kemi synim të bëhemi anëtare e NATO-s, por kemi interes të jemi në raporte të mira në kuadër të paqes dhe marrëdhënie të mira në rajon”, tha Daçiq për Televizionin Pink në Beograd, me rastin e nënshkrimit të Planit aksional për partneritet individual (IPAP) me NATO-n.

Zoti Daçiq ka shpjeguar se kjo marrëveshje paraqet shkallën më të lartë të bashkëpunimit me aleancën veriatlantike të një shteti, i cili nuk dëshiron të jetë anëtar i NATO-s.

XS
SM
MD
LG