Ndërlidhjet

Breedlove: NATO-ja t’i përdorë të gjitha mjetet për ndihmë Ukrainës


Philip Breedlove
Philip Breedlove

Komandanti i lartë i NATO-s, Philip Breedlove, thotë se perëndimi duhet ta shqyrtoj përdorimin e të gjitha mjeteve të veta për ta ndihmuar Ukrainën në luftën kundër separatistëve, që mbështeten nga Rusia, përfshirë edhe dërgimin e armatimit mbrojtës.

Mëtutje, gjatë një konference për shtyp sot në Bruksel, gjenerali amerikan Breedlove tha se nuk mendon se “çfarëdo mjeti i fuqisë së Shteteve të Bashkuara ose i ndonjë vendi tjetër, duhet të jetë domosdoshmërisht jashtë tryezës”.

Ai theksoi se perëndimi duhet të përgjigjet ndaj asaj që ai e përshkruajti si taktika diplomatike, të informacionit, ushtarake dhe ekonomike, që po përdoren kundër Ukrainës.

Në komentet e tij ai nuk e ka përmendur Rusinë.

Zoti Breedlove ka shprehur shqetësim për implementimin e armëpushimit të arritur në Minsk, në muajin shkurt, ndërmjet qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Philip Breedlove është komandant suprem i NATO-s në Evropë dhe komandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG