Ndërlidhjet

Rusia kërcënon Danimarkën me sulme


Ilustrim
Ilustrim

Rusia ka kërcënuar se do të sulmojë luftanijet daneze me raketa bërthamore nëse Kopenhaga i bashkohet sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s.

Ambasadori rus në Danimarkë, Mikhail Vanin, i ka thënë gazetës daneze Jyllands-Posten se bashkimi me sistemin raketor është kërcënim për Rusinë.

Ministri i Jashtëm danez, Martin Lidegaard, ka thënë se deklaratat e Vaninit janë të papranueshme dhe se Rusia e di mirë se mbrojtja raketore e NATO-s nuk është kundër saj.

NATO ka thënë se mburoja raketore ka për qëllim mbrojten nga vendet si Irani.

Në këtë projekt, rolin më të madh janë duke e luajtur Polonia dhe Rumania.

Ndaj deklaratave të ambasadorit rus në Kopenhagë ka reaguar edhe NATO-ja.

Zëdhënësja Oana Lungescu ka thënë se ato nuk i kontribuojnë paqes ose stabilitetit.

XS
SM
MD
LG