Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit e dënoi dhunën në Jemen


Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar marrjen e dhunshme të Jemenit nga luftëtarët e milicive Huthi. Ky okupim po vazhdon përkundër rezolutës së mëhershme, me të cilën kërkohet që kryengritësit ta ndalin dhunën dhe t’i kthehen dialogut.

Në deklaratën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënohen “aksionet e njëanshme që po vazhdojnë, të ndërmarra nga Huthit” dhe është shprehur keqardhje për “implementim të pamjaftueshëm” të rezolutës së mëparshme.

Mëtutje, në deklarëtën nga seanca e mbrëmshme e Këshillit të Sigurimit, anëtarë të përhershëm të të cilit janë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania dhe Franca, është thënë se ky këshill është i gatshëm “për masa të mëtejshme” kundër secilës palë, që e pengon paqen në Jemen.

Kjo mund të kuptohet si kërcënim me sanksione apo, me gjasë, edhe aksione të tjera.

XS
SM
MD
LG