Ndërlidhjet

Ghani i falënderoi Shtetet e Bashkuara


John Kerry (në mes) së bashku me presidentin Ashraf Ghani (majtas) dhe shefin ekzekutiv Abdullah Abdullah
John Kerry (në mes) së bashku me presidentin Ashraf Ghani (majtas) dhe shefin ekzekutiv Abdullah Abdullah

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka filluar vizitën në SHBA, duke i falënderuar Shtetet e Bashkuara për mbështejten e tyre gjatë 14 viteve të luftës.

Duke e përkujtuar një thënëe të presidentit të ndjerë amerikan, John F. Kennedy, zoti Ghani, sot në Pentagon theksoi se “ne nuk pyesim tash se çka mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara për ne”, dhe ka shtuar se “ne dëshirojmë të themi se çka Afganistani do të bëjë për vetveten dhe për botën”.

Sipas tij, kjo nënkupton se “ne do ta rregullojmë shtëpinë tonë”.

Presidenti, Ashraf Ghani, dhe shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah, janë pritur nga sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, gjatë një ceremonie në Pentagon.

Zyrtarët e lartë afganë janë takuar edhe me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry.

XS
SM
MD
LG