Ndërlidhjet

Ukrainë: Akuza ndaj kryengritësve për lëvizje të tankeve


Një ushtaark ukrainas në një kanal afër qytetit Horlivka në pjesën lindore të Ukrainës
Një ushtaark ukrainas në një kanal afër qytetit Horlivka në pjesën lindore të Ukrainës

Autoritetet e Ukrainës i kanë akuzuar separatistët e mbështetur nga Rusia për lëvizje të luftëtarëve dhetankeve, më afër linjës së kontaktit me forcat e qeverisë në pjesën lindore të këtij vendi.

Në deklaratën e sotme, këshilltari i Ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës, Zoryan Shkiryak, tha se 10-12 tanke gjatë natës kanë arritur në qytetin Horlivka, që është nën kontroll të separatistëve, e që gjendet afër linjës së frontit.

“Armiku ka vazhduar t’i përqendroj forcat e veta në hapësirat e okupuara në Donjeck dhe Luhansk”, tha Skiryak, duke iu referuar dy rajoneve që janë nën kontroll të separatistëve prorusë.

Njëherësh, ushtria e Ukrainës tha se 6 ushtarë qeveritarë ishin plagosur në 24 orët e fundit, përkundër armëpushimit të nënshkruar në Minsk, muajin e kaluar.

Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 6 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG