Ndërlidhjet

Evropë: Lëvizje e trupave amerikane në lindje


Pamje gjatë një ushtrimi ushtarak të ushtarëve polakë dhe amerikanë para dy ditësh
Pamje gjatë një ushtrimi ushtarak të ushtarëve polakë dhe amerikanë para dy ditësh

Një konvoj i këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara po lëvizë nëpër pjesën lindore të Evropës, për të treguar siguri në rajon, i cili është i shqetësuar se konflikti ndërmjet kryengritësve prorusë dhe forcave qeveritare në Ukrainë, mund ta kërcënoj sigurinë e rajonit.

Konvoji amerikan “Dragon Ride” po zgjon interesim dhe po përshëndetet nga njerëzit përgjatë rrugës së tij. Ka filluar javën e kaluar në Estoni dhe ka kaluar nëpër Letoni dhe Lituani, para se të hynte sot në Poloni.

Konvoji me flamuj amerikanë dhe shumë makina ushtarake të blinduara po kththet për në bazën e tij në Vilsek të Gjermanisë.

Ata kanë marrë pjesë në ushtrimet ushtarake, Vendosmëria Atlantike” me të cilën është treguar gatishmëria e NATO-s për t’i mbrojtur anëtarët e vet. Konvoji me ushtarët amerikanë do të ndalet në qytetet e Polonisë për tu takuar me banorët lokalë.

Polonia, që kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë, thotë se ka besim në garantimet kolektive të sigurisë së NATO-s, por, po ashtu, ajo ka kujtime të këqia nga aleancat mbrojtëse me Britaninë dhe Francën, që dështuan kur Gjermania Naziste e okupoi Poloninë në vitin 1939, raporton AP nga Varshava.

Gjenerali Boguslaw Pacek, këshilltar i minsitrit të mbrojtjes së Polonisë, aktualisht tha se NATO-ja pret që anëtarët e vet, duhet po ashtu, ta krijojnë mbrojtjen e tyre.

Në një referencë të qartë për Rusinë, gjenerali Pacek tha se konvoji ushtarak i Shteteve të Bashkuara është shenjë për “ata në lindje” se NATO-ja është e fuqishme dhe unike.

Njëherësh, Polonia po e praktikon mobilizimin duke i ftuar qindra rezervistë që menjëherë të paraqiten për ushtrime ushtarake.

Gjithsej, afro 12 mijë rezervistë do të kalojnë nëpër forma të ndryshme të trajnimit këtë vit.

XS
SM
MD
LG