Ndërlidhjet

SHBA: Lavdërohen bisedimet “produktive” me liderët afganë


John Kerry dhe Ashtraf Ghani gjatë takimit në Kemp Dejvid
John Kerry dhe Ashtraf Ghani gjatë takimit në Kemp Dejvid

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka lavdëruar bisedimet njëditëshe “produktive” me liderët e rinjë afganë në rezidencën qeveritare në Kemp Dejvid, në Merilend.

Në konferencën për shtyp, mbrëmë vonë, John Kerry, tha se takimet “theksojnë natyrën e miqësisë së qëndrueshme”.

Me presidentin afgan, Ashraf Ghani, dhe me shefin ekzekutiv, Abdullah Abdullah, që gjenden për vizitë në Shtetet e Bashkuara, është takuar edhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter.

Zoti Cartet tha se Uashingtoni mbetet “i patundur në përkushtimin për partneritet të fuqishëm dhe strategjik me Afganistanin”.

Ai, mëtutje tha se administrata do të kërkoj nga Kongresi për ta financuar nivelin e trupave afgane të sigurisë “përfundimisht” në 352 mijë pjesëtarë, gjatë vitit 2017.

XS
SM
MD
LG