Ndërlidhjet

Jemen: Ministri i jashtëm kërkon intervenim ushtarak


Pamje para një xhamie në kryeqytetin Sana në Jemen
Pamje para një xhamie në kryeqytetin Sana në Jemen

Ministri i jashtëm i Jemenit, Riyadh Yassen, u ka bërë thirrje vendeve arabe të Gjirit të intervenojnë në mënyrë që të ndalet avancimi i kryengritësve huthi.

“Ne jemi shprehur te Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit dhe Kombet e Bashkuara, e po ashtu te komuniteti ndërkombëtar, që duhet të ketë zonë të ndalim fluturimit”, tha mbrëmë Yaseen.

Kjo thirrje mund t’i tërheq shtetet fqinje në betejen për pushtet në këtë vend, e cila po thellohet gjithnjë e më tepër.

Presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi, i mbështetur nga shtetet e Gjirit, është në konflikt me pjesëtarët shiitë huthi, që mbështeten nga Irani.

Këta kryenggritës e kanë marrë kontrolllin ndaj kryeqytetit Sana, në shtator të vitit të kaaluar.

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, Saud al-Faisal, tha se Irani po përpiqet “të shkaktoj konflikt sektar” në rajon dhe se shtetet arabe të Gjirit do të ndërmarrin masa për t’i zmbrapsur kryengritësit huthi.

XS
SM
MD
LG