Ndërlidhjet

Tunizi: Muzeu Bardo rihapet pas sulmit vdekjeprurës


Polici në roje para muzeut Bardo në Tuniz
Polici në roje para muzeut Bardo në Tuniz

Muzeu Bardo në Tunizi pritet të rihapet sot për publikun, pak ditë pasi persona të armatosur i kanë vrarë 22 vetë, shumica prej tyre turistë.

Zyrtarët e muzeut thanë se rihapja ishte “mesazh” për personat e armatosur, se ata “nuk e kanë arritur qëllimin e tyre”.

Qeveria e Tunizisë ka shqetësime se sulmi i 18 marsit, për të cilin përgjegjësinë e kishte marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, do ta dëmtoj industrinë e turizmit, që është vitale për këtë vend.

Në një lëvizje për ta ripërtrinë besimin, kryeministri Habib Essid, i ka shkarkuar shefat e policive në kryeqytetin Tuniz, dhe ata të hapësirave rreth muzeut, pasi janë zbuluar “disa të meta” në siguri.

XS
SM
MD
LG