Ndërlidhjet

Presidenti i Jemenit kërkon ndihmë nga OKB


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Jemenit ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së që të përkrah operacionet ushtarake nga “vendet që janë të gatshme” për këtë për ta çuar para luftën kundër milicisë shiite, Houthi.

Në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit, presidenti Abd Rabbu Mansour Hadi, ka thënë se i ka kërkuar Ligës Arabe dhe Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Arab, që të ofrojë “të gjitha ato që janë të nevojshme menjëherë, përfshirë edhe intervenimin ushtarak për të mbrojtur Jemenin dhe popullin e tij”.

Houthit e kanë okupuar kryeqytetin Sanaa në muajin shtator, ndërsa e ka rrethuar qytetin port të jugut, Aden, ku po qëndron presidenti Hadi.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar më 22 mars se konflikti në Jemen mund të bëhet një skenar i njejtë me atë të Irakut, Libis dhe Sirisë, nëse palët bëjnë presion për kontroll të shtetit.

XS
SM
MD
LG